Klient i Nderuar!
March 17, 2008 Lajmet No CommentsKlient i nderuar!
Me zhvillimet e shpejta në fushën e teknologjisë dhe veçanërisht në fushën e teknologjive informative bënë të nevojshme ofrimin e shërbimeve në këtë fushë. Ne si Grup Ndërkombëtar SuperAlb.Com po mundohemi të plotësojmë kërkesat e tregut shqiptar dhe atij te huaj në këtë fushë.
Cilat janë nevojat e tregut shqiptar dhe ndërkombëtar?
Me një botë sa më globale bënë të nevojshme që të informoni njerëzit pa kufizim kohe dhe vendi dhe për këtë vendi më i mirë është interneti. Për të bërë publikime ne internet ju keni nevojë për kompani që ju ofrojnë këtë mundësi për të publikuar kompaninë dhe mallrat tuaj në internet. SuperAlb.Com Vision
Përdorimi i internetit si qendër informacioni është një tjetër nevojë për tregun e informatikës. Shkollat private mund të njoftojnë prindërit, nxënësit e tyre me anë të faqes së tyre në internet. Po ashtu edhe notat e nxënësve mund të ndiqen automatikësh me një sistem të mbrojtur me fjalëkalim. Kjo ju ndihmon të ulni kostot e komunikimit duke u bërë një zëvendësuesi i komunikimit më anë të rrjetit mobil. Kjo ju rrit prodhimtarinë dhe ju jep juve një avantazh në konkurrencën tuaj. Kjo pra është të lëvizësh me shpejtësinë e internetit.
Për mësuesit, pedagogët dhe shoqatë e organizata të ndryshme kanë nevoje për platforma publikimi dhe forume te ndryshme qe ju japin mundësinë të komunikojë më mirë dhe te kenë mundësi të mbajnë lidhjet me palët e dyta dhe të treta me një kosto më të ulët e teknologji me të mirë. Kjo do të thotë më mirë, më shpejt, më lirë.
Stafi i SuperAlb.Com
